Futboll

Zvicra mbetet vetëm me Zürich-un në Evropë, asiston Kololli, aktivizon katër futbollistë shqiptarë

FC Zürich-u është skuadra e vetme zvicerane që vazhdon garat në liga evropiane, më saktë ndeshjet në Ligën e Evropës, njofton Albinfo.ch.

Në lojën e fundit të ndeshjeve në grupe, në grupin A, FC Zürich-u luajti baras 1:1 me FC Ludogorets-in bullgar.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Stephen Odey-it, pas goditjes së lirë të Benjamin Kolollit në minutën e 21-të.

Vendasit e barazuan rezultatin pak çaste para pushimit të parë, me golin e Swierczok-ut, i cili e shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit shqiptar, Mirlind Kryeziut.

Përveç Kolollit dhe Kryeziut, trajneri Ludovic Magnin i aktivizoi edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Toni Domgjonin dhe Bledian Krasniqin. Hekuran Kryeziu nuk u aktivizua aspak.

Zviceranët përfunduan të dytët në grupin A me 10 pikë, ndërsa Bayer Leverusen-i.