Shkurt.ch
Zvicra, më pak atraktive për shtetasit e BE-së
Numri i tërësishëm i të ardhurve për të jetuar në Zvicër nga janari deri në korrik të këtij viti, ka qenë 63830, që përbën një rënie prej 6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 në Zvicër kanë migruar më pak të huaj se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Kështu, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM), rënie të madhe ka pësuar sidomos migrimi i shtetasve të vendeve të BE-së, për një të pestën, transmeton albinfo.ch. Në përgjithësi kjo rënie i përgjigjet trendit që kishte filluar edhe më parë. Kështu, saldoja e migrimit (migrimi “neto”) në tremujorin e dytë ka qenë vetëm 6477, që është vlera më e ulët e shënuar nga viti 2005 në një tremujor.
Gjithsej janë regjistruar 44.034 migrantë nga shtetet e BE/EFTA-s, numër ky për 7.6% më i ulët se në periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Ndërkaq, gjatë po kësaj periudhe, nga Zvicra kanë emigruar 27222 veta , ose 1.8 për qind më shumë. Numri i tërësishëm i të ardhurve për të jetuar në Zvicër nga janari deri në korrik të këtij viti ka qenë 63830, që përbën një rënie prej 6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, shkruan albinfo.ch. Në të njëjtën kohë emigrimi i zviceranëve ka pësuar rënie prej 2.3% duke rënë në 35411.
Kështu, në përgjithësi, numri neto i atyre që gjatë gjashtë muajve të këtij viti kanë migruar në Zvicër është rreth 25 mijë veta.
Rënia e përgjithshme e migrimit në periudhën e përmendur ka qenë 12 për qind. Në fund të qershorit në Zvicër jetonin 2 milionë e 42.132 të huaj. Gjysma e tyre vijnë nga shtetet e BE-së. Kështu, shtetasit e Italisë zënë vendin e parë me 15.6%, ata të Gjermanisë, me 14.9% zënë vendin e dytë, portugezët janë 13.2% në vendin e tretë dhe francezët në të katërtin, me 6.3%.
Ndërkohë që numri i shtetasve të BE-së në përgjithësi po shënon rënie, numri i shtetasve të vendeve të reja të BE-së, Bullgarisë dhe Rumanisë ka shkuar duke u rritur, transmeton albinfo.ch. Kjo shpjegohet veç tjerash me faktin se ata vetëm në fund të vitit të kaluar kanë fituar të drejtën e pakufizuar të qëndrimit dhe punës në Zvicër.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard












