Koronavirusi: çast pas çasti
Zvicra nuk do të lëshojë viza për të huajt gjatë 90 ditëve të ardhshme
Zvicra po ndjek praktikën e vendeve të tjera të Shengenit. Ajo nuk do të lëshojë më viza Shengen gjatë 90 ditëve të ardhshme
Këshilli Federal ka zgjeruar ndalimin (me përjashtime) të hyrjes së qytetarëve të huaj në vend. Me këtë zgjerim ka përfshirë edhe Spanjën, pas Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Austrisë. Qeveria e vendit gjithashtu ka pezulluar lëshimin e vizave për tre muaj, bëhet e ditur në një komunikatë të Këshillit Federal.
Ky veprim ka për qëllim të forcojë më tutje mbrojtjen e popullatës kundër koronavirusit, njofton qeveria, transmeton albinfo.ch. Kufizimet e hyrjes vlejnë gjithashtu për trafikun ajror nga Italia, Franca, Gjermania dhe Austria, si dhe nga të gjitha vendet që janë jashtë zonës së Shengenit.
Autoritetet e kontrollit kufitar do të bëjnë rregullimin përkatës në aeroportet e vendit.
Hyrja, vetëm me arsye të jashtëzakonshme
Vetëm qytetarët zviceranë si dhe personat që duhet të udhëtojnë për në Zvicër për arsye profesionale ose që janë në një situatë “absolutisht të nevojshme” lejohen të hyjnë nga pesë vendet e Shengenit s: Italia, Franca, Gjermania, Austria dhe Spanja përmes rrugës ajrore dhe tokësore.
Trafiku i tranzitit dhe i mallrave vazhdon të jetë i lejuar.
Nuk ka më viza në 90 ditët e ardhshme
Me disa përjashtime, hyrja në kufijtë e jashtëm të Shengenit është tashmë rreptësisht e ndaluar, përcjell albinfo.ch. Kështu Zvicra, me vendimin e fundit, është duke ndjekur praktikën e vendeve të tjera të Shengenit. Konkretisht kjo do të thotë se Zvicra nuk do të lëshojë më viza Shengen gjatë 90 ditëve të ardhshme.
Vizat nacionale lëshohen gjithashtu vetëm në raste të jashtëzakonshme. Këto përjashtime kanë të bëjnë me familjarët e shtetasve zviceranë që i nënshtrohen vizës dhe kanë të drejtë të jenë të pranishëm në Zvicër, si dhe me specialistë nga sektori i shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve Iniciativa kërkon kufizimin e mjeteve piroteknike të zhurmshme, për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe mjedisin... -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale












