Shqipëria
Zvicra, partner i besuar dhe prioritar i Shqipërisë
Ruçi uron kryeparlamentaren Moret me rastin e Festës Kombëtare
Së fundmi, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi sot kryeparlamentaren e Zvicrës, Isabelle Moret, me rastin e Festës Kombëtare, ndërsa vlerësoi se “Zvicra është partner i besuar dhe prioritar për të bashkëpunuar”, përcjell albinfo.ch.
Ai përmes një letre urimi drejtuar Kryetares së Këshillit Kombëtar të Konfederatës së Zvicrës, Isabelle Moret, me rastin e Festës Kombëtare, Ruçi tha se “Karta Federale si edhe themelimi i Konfederatës së Zvicrës në fillim të muajit gusht të vitit 1291, është një ngjarje e madhe historike për popullin zviceran, zhvillimin, prosperiterin dhe të ardhmen e Zvicrës”.
“Populli shqiptar ushqen një miqësi e respekt të thellë për popullin ziveran, për kontributin e tij në zhvillimin, historinë dhe kulturën botërore. Marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë shumë të mira. Aktualisht Zvicra është vendi i katërt donator dhe partneri i 8-të tregtar i Shqipërisë. Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë të besuar dhe një vend prioritar për të bashkëpunuar, në mbështetje të zhvillimit të vendit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor. Rreth 30 marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve janë një bazë e fuqishme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si tregtia, transportet, ekonomia, siguria, energjia, bujqësia, etj”, tha Ruçi.
Po ashtu, ai theksoi se në Zvicër jeton prej dekadash një pjesë e rëndësishme e diasporës shqiptare, e cila shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi midis të dy vendeve, shkruan atsh.
Në letrën e tij, Ruçi vlerëson po ashtu edhe menaxhimin me sukses të situatës së pandemisë së COVID-19, ndërsa shpreh bindjen se “Zvicra do të përballojë me sukses edhe strategjinë e daljes nga pandemia dhe normalizimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit”./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra u bë kaq e pasur E vendosur në zemër të Evropës dhe në kryqëzimin mes botës gjermanike dhe asaj latine, Zvicra... -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më -
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy














