Lajme
Zvicra planifikon teste falas të koronavirusit për popullatën
Zvicra ka zbuluar një plan prej 1 miliard CHF për të ofruar teste falas të koronavirusit për gjithë popullsinë e saj, si pjesë e masave për të lehtësuar daljen e vendit nga kufizimet e Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Sipas propozimeve, secilit person do t’i jepen pesë pajisje vetëtestimi në muaj, posa të jenë të disponueshme, tha qeveria në një deklaratë të premten.
Të gjitha testet e kryera dhe qendrat e testimit do të jenë falas. Kompanitë dhe shkollat duhet të kryejnë teste të përsëritura, duke përdorur mostra të pështymës për të përmirësuar parandalimin dhe zbuluar herët shpërthimet, u tha tutje. Punëtorët në ndërmarrjet që testojnë shpesh mund të përjashtohen nga kërkesat e karantinës.
Një vendim përfundimtar mbi propozimin do të pritet më 12 mars, me planin që do të hyjë në fuqi nga 15 marsi, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google












