Lajme

Zvicra po blen këtë ilaç kundër Covid

Ndërsa në fillim të pandemisë trajtimet për koronavirusin nuk ekzistonin, më shumë medikamente u bënë të disponueshme.

Këtë javë, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka lidhur një kontratë me AstraZeneca Zvicër për blerjen e afërsisht 1200 dozave tixagevimab/cilgavimab, një ilaç i destinuar për parandalimin dhe trajtimin e Covid-it, kryesisht duke mbrojtur njerëzit me sistem të dobësuar imunitar nga një rrjedhë e rëndë e sëmundjes, përcjell albinfo.ch.

Studimet e fundit tregojnë se ky medikament, i përdorur fillimisht vetëm si masë parandaluese, është efektiv edhe në trajtimin e personave që tashmë janë prekur nga kjo sëmundje.