Lajme
Zvicra siguron vaksinën për 20% të popullatës deri në fund të vitit 2021
Zvicra mund të sigurojë vaksina Covid-19 për 20 për qind të popullsisë. Covax do të sigurojë dy miliardë doza vaksinash nga prodhues të ndryshëm në botë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2020/07/photo-1578307985189-6f84ae0cf2e0.jpg)
Iniciativa Covax (Covid-19 Vaccine Global Access Facility) është një organizim shtetesh që synojnë garantimin e shpërndarjes së drejtë të vaksinave Covid-19 në të gjithë botën. Zvicra ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë organizim më 18 shtator, bëhet e ditur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), raporton srf.ch.
Mbi këtë bazë, Zvicra mund të sigurojë vaksina Covid-19 për 20 për qind të popullsisë, transmeton albinfo.ch. Covax synon të sigurojë rreth dy miliardë doza vaksinash nga prodhues të ndryshëm farmaceutikë në gjithë botën deri në fund të vitit 2021.
Aktualisht, pjesë e nismës së udhëhequr nga aleanca e vaksinave GAVI, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) janë nëntë kandidatë për vaksina. Nëntë kandidatë të tjerë do të shqyrtohen, sipas njoftimit.
Për herë të parë, do të krijohet një program global i blerjes për vaksinat Covid 19 në të cilin mund të marrin pjesë të gjitha vendet. Kjo gjithashtu duhet të mundësojë hyrjen e vaksinave edhe në vendet me të ardhura të ulëta, përcjell albinfo.ch. Zvicra po kontribuon në këtë drejtim me 20 milionë franga.
Këshilli Federal i ka zotuar gjithsej 300 milionë franga për sigurimin e një vaksine. Kështu, qeveria e vendit ka bërë një hap të parë duke lidhur një kontratë me kompaninë amerikane të bioteknologjisë Moderna (së bashku me Lonza), me të cilën ka siguruar 4.5 milionë doza vaksinash për popullatën zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n