Shkurt.ch
Zvicra, të rekrutojë punëtorë nga vendet jashtë BE-së
Sipas Travail Suisse, më së shumti duhen rekrutuar punëtorë më pak të kualifikuar në shërbimet ndihmëse shëndetësore dhe në amvisëri
Federata e Sindikatave të Zvicrës “Travail Suisse” thotë se Zvicra ka nevojë për më shumë fuqi punëtore nga vendet jashtë BE-së.
Kjo organizatë druan se, për shkak të zhvillimeve demografike, në të ardhmen, nevojat e tregut të punës i Zvicrës do të ketë më pak mundësi që të plotësohen me punëtorë nga shtetet e BE-së. Si reagim, ajo kërkon një hapje ndaj fuqisë punëtore të vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas Travail Suisse, më së shumti duhen rekrutuar punëtorë më pak të kualifikuar. Kjo sepse, mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas federatës së sindikatave zvicerane është problem i njohur ndërkohë që shoqëria zvicerane ende nuk e ka identifikuar sa duhet problemin e mungesës së punëtorëve me kualifikime të ulëta.
Nevojat më të mëdha për punëtorë të tillë paraqiten në shërbimet ndihmëse shëndetësore dhe në amvisëri.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











