Maqedonia
Zvicra mbështet zbatimin e politikave në Maqedoninë e Veriut
Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut ka thënë se po vazhdon ende ta mbështesë zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal në Maqedoninë e Veriut.
Kjo mbështetje, sipas tyre, ka qenë që nga viti 2012, ku janë fokusuar në uljen e pabarazive rajonale përmes forcimit të qeverisjes rajonale dhe ofrimit të koordinimit më të mirë të institucioneve në këtë çështje.
“Deri më tani, së bashku me partnerët tanë, kemi arritur sukses të dukshëm në zhvillimin e politikave adekuate të zhvillimit rajonal në vend. Përveç kësaj, përmes përforcimit të kapaciteteve absorbuese të qendrave në vitet e fundit, rajonet kanë siguruar financimin e projektit në vlerë prej mbi 20 milionë euro”, ka thënë ambasadori zviceran Suter në konferencën ndërkombëtare mbi shkëmbimin e praktikave të mira në fushën e zhvillimit të balancuar rajonal në Rajonin Planifikues, shkruan Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën