Lajme
Zvicra zbaton paketën e re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
Këshilli Federal njoftoi të martën se miratoi masat e fundit të prezantuara më 16 dhjetor nga Bashkimi Evropian, në bazë të paketës së nëntë të sanksioneve, përcjell albinfo.ch.
Këto sanksione përfshijnë ndalimin e shërbimeve në fushat e testimit të produkteve, reklamave, hulumtimit të tregut, si dhe kontrolle dhe kufizime të reja në eksportin e mallrave të ndryshme, duke përfshirë ato “që kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve industriale ruse”, tha Këshilli Federal.
“Përveç kësaj, ndalimi i eksportit të mallrave për industrinë e hapësirës ajrore do të zgjerohet për të përfshirë motorët për avionë dhe dronë. Po kështu, investimet e reja në sektorin e minierave ruse do të ndalohen”.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni













