Lajme
Zvicrës i nevojiten 300 milionë maska!
Një studim i realizuar nga univesriteti ETH flet se Zvicra në total ka nevojë për 300 milionë maska mbrojtëse
Sa maska do të nevojiteshin për të furnizuar tërë popullatën zvicerane? Kjo ishte njëra nga pyetjet që iu drejtuan sot në konferencën për media në Bernë, përfaqësuesit të BAG, Faniel Koch.
Ai u përgjigj se nuk ka shifra të sakta për këtë, transmeton albinfo.ch. Por, ka plotësuar ai, një studim i realizuar nga univesriteti ETH flet se Zvicra në total ka nevojë për 300 milionë maska mbrojtëse.
Një gazetar ka pyetur nëse shumica e maskave porositen, ashtu sikurse deri më tani, jashtë vendit ose nëse prodhimi i tyre jashtë vendit ka filluar tashmë.
“Për momentin, shumica e maskave vijnë nga jashtë”, përgjigjet Koch. Por, edhe prodhimi zviceran tashmë ka filluar. Koch ka siguruar edhe një herë: “Aktualisht në Zvicër nuk ka spitale që kanë probleme me mungesat e maskave”.
Daniel Koch e konsideron problematike që farmacitë aktualisht po u shesin maskat klientëve të tyre për 3 franga, siç vërejti një gazetar, përcjell albinfo.ch. Problematike këtu është e dhëna se ato farmaci kanë vendosur detyrimin që hyrja u lejohet vetëm klientëve me maska.
Një gjë është e qartë: “Aktualisht kemi maska të mjaftueshme – si për stafin e infermierëve, ashtu edhe për të gjithë personat e tjerë që punojnë me grupet e rrezikuara”, ka theksuar Koch, transmeton albinfo.ch. Nëse, nga ana tjetër, do të donim të siguronim maska për të gjithë popullatën, padyshim që do të kishim nevojë për shumë më tepër.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe