Lajme
OKB: Ndikimi i pandemisë mund të shkaktojë 45 milionë të varfër në Amerikën Latine
COVID-19 mund të shkaktojë varfëri për 45 milionë persona, të cilët aktualisht figurojnë në klasën e mesme, në Amerikën Latine dhe Karaibe, paralajmëroi sot OKB.
“Në një kontekst pabarazish tashmë të dukshme, nivele të larta pune joformale dhe copëzimit të shërbimeve shëndetësore, popullatat më të prekshme dhe individët janë edhe një herë më të prekurit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë.
Kombet e Bashkuara presin që niveli i varfërisë të rritet me 7% në vitin 2020, një rritje prej 45 milionë personash, për një total prej 230 milionë të varfërish, që përfaqësojnë 37,2% të popullatës që jeton në Amerikën Latine dhe Karaibe.
Sipas organizatës, ndikimi ekonomik do të jetë gjithnjë e më shkatërrues, ndërkohë që pandemia po ndikon në rajon, që ka parë shtatë vite rritje të ngadaltë dhe ku pabarazitë e thella vazhdojnë, me miliona njerëz pa mbulim mjekësor apo ujë të pijshëm.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?