Shkurt.ch

28 kg drogë kapen për 3 muaj në Aeroportin e Cyrihut

Shumica e sasisë së drogës së konfiskuar ka ardhur si dërgesë postare, ka njoftuar të mërkurën Policia e Kantonit të Cyrihut

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, Policia Kantonale e Cyrihut dhe Dogana kanë konfiskuar në hapësirat e Aeroportit të Cyrihut (Kloten) gjithsej 16 kilogramë drogë të tipit kokainë dhe tetë kilogramë hashash. Veç kësaj sasie ata kanë kapur edhe dy kilogramë drogë të kombinuar (dizajnuar) si dhe dy litra pika K.O.

Ndërkaq autoritetet në fjalë gjatë periudhës së pëmendur kanë zënë edhe një sasi rekorde prej 6 tonelatash të Khat (bimë me cilësi narkotike).

Shumica e sasisë së drogës ka ardhur si dërgesë postare, ka njoftuar të mërkurën Policia e Kantonit të Cyrihut. Në një rast një pasagjer aeroplani e kishte fshehur drogën në pullat e preparuara të valixhes së tij. Ndërsa në një rast tjetër ishte gjetur një valixhe e pazot, e cila, siç ishte konstatuar më vonë, kishte qenë e mbushur me mjete narkotike.