Shqipëria

Ahmetaj: Shqipëria vendi i mundësive për të gjithë

Në Tiranë është mbajtur Forumi i Biznesit Shqipëri-Itali e në të cilin kanë marrë pjese rreth 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane.

Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj në fjalën e tij ka thënë se Shqipëria është vendi i mundësive për të gjithë. “Në 20 vite Shqipëria nuk është më ajo e frikës, por është Shqipëria e mundësive për sipërmarrjet italiane. Katër vitet e fundit vendi ka kaluar në një proces të vështirë të reformave. Katër vitet e ardhshme do të rritemi me një mesatare deri në 5.5 dhe të arrijmë në 6% të PPB. Përformanca e eksporteve, veçanërisht ajo e shërbimeve, është tregues i rëndësishëm sa i takon pozicioni konkurrues të shqiptarëve. Eksportet e veshmbathjeve, këpucëve, janë rritur”, ka thënë Ahmetaj, duke shtuar se sot Shqipëria ofron shumë mundësi për sipërmarrjen italiane, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues, ndërsa shtoi se Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin perëndimor.