Lifestyle

Ava DuVernay fitues i çmimit “Entertainer of the Year”

Edicioni i 49-të i ceremonisë së përvitshme “Image Awards” u mbajt për festën e “Martin Luther King Day”, një festë shtetërore amerikane, e cila e shënon ditëlindjen e aktivistit Martin Luther King

Ava DuVernay, regjisorja e filmit “A Wrinkle in Time” ishte fituesja e çmimit “Entertainer of the Year” në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “NAACP Image Awards”, të cilat u ndanë mbrëmë në  Pasadena.

Edicioni i 49-të i ceremonisë së përvitshme “Image Awards” u mbajt për festën e “Martin Luther King Day”, një festë shtetërore amerikane, e cila e shënon ditëlindjen e aktivistit Martin Luther King. Ceremonia ka për qëllim t’i nderojë personat e komunitetit të zezakëve për kontributin e tyre në industrinë e showbizit.

Gjatë mbrëmjes, Daniel Kaluuya e fitoi çmimin “Aktori më i mirë në film” për rolin e tij në horrorin e studios Universal Pictures, “Get Out”, dhe Octavia Spencer u shpall fituese e çmimit “Aktorja më e mirë në film” për rolin e saj në dramën “Gifted”. Komedia “Girls Trip” e fitoi çmimin “Filmi më i mirë i vitit”.