Lajme
Bujqësia, sektori që zhvillon ekonominë e Kosovës
Sipas të dhënave zyrtare, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, nga 300 mijë euro sa ishte në vitin 2007, është rritur në 43 milionë euro në vitin 2015
Më shumë se 60 për qind e popullsisë në Kosovës jetojnë nëpër zona rurale, prandaj sektori i bujqësisë vlerësohet si njëri nga sektorët me potencial për zhvillimin ekonomik të vendit. Ekspertë e politikave bujqësore në Kosovë, thonë se investimi në këtë sektor do t’i mundësojë vendit zhvillim më të hovshëm.
Halim Gjergjizi është profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinë. Ai thotë për REL se bujqësia paraqet një ndër mundësitë kryesore të zhvillimit ekonomik, ngase janë resurset.
“Kosova, fatmirësisht, ka një traditë të gjatë në prodhimtari, ka një klimë mjaft të përshtatshme dhe janë disa parakushte shumë të mira dhe ka kërkesa të vazhdueshme për ushqim. Tregu kosovarë është i pangopur me produkte bujqësore, ku edhe shumicën e produkteve bujqësore i importojmë”, shprehet Gjergjizi.
Edhe, profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, vlerëson se element qenësor për zhvillimin ekonomik, është aktiviteti optimal i kapaciteteve të prodhimtarisë në sektorin e agrobiznesit
“Baza e zhvillimit ekonomik në Kosovë është bujqësia apo agrobiznesi. Ka elemente lëvizëse, ka donacione nga Qeveria, mirëpo duhet të ngrihet shuma, e cila duhet t’u jepet si donacion fermerëve dhe bujqve. Në kuadër të kësaj, janë shumë fabrika, të cilat e bëjnë lidhshmërinë zinxhirore për zhvillimin e prodhueshmërisë që nga mbjellja, përpunimi, nga vjelja e të tjera ”, thotë Tahiri.
Institucionet e Kosovës, vazhdimisht kishin theksuar se po punojnë në rimëkëmbjen e bujqësisë. Po ashtu, ishte ngritur edhe buxheti për bujqësinë. Sipas të dhënave zyrtare, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, nga 300 mijë euro sa ishte në vitin 2007, është rritur në 43 milionë euro në vitin 2015.
“Tani mendohet se investimet në bujqësi janë vetëm nga subvencionet, por këto janë vetëm një mbështetje e vogël. Duhet të bëhen investime nga vetë fermerët, edhe gjithsesi edhe shteti duhet të jetë mbështetës duke krijuar kushte të volitshme në infrastrukturë, si konsolidimi i tokës, riaftësimi i sistemit të ujitjes dhe riaktivizimi i industrisë përpunuese”, shton Gjergjizi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën