Sport

Cana paralajmëron tërheqjen nga Kombëtarja

Ndeshja me Rumaninë pritet të jetë e fundit për Lorik Canën, i cili po mendon tërheqjen nga Kombëtarja

Lideri dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana po mendon tërheqjen përfundimtare nga Kombëtarja. Kështu ka bërë të ditur vetë Cana, shkruan albinfo.ch.

“Është shumë e vështirë ndarja nga djemtë sepse me ta jeton, ha bukë, fle gjumë, gjithçka bëhet pjesë e familjes, besoj se me këta rezultate jemi ndjerë si familje. Pastaj janë edhe të tjerët përreth, ata të FSHF-së, është shumë e vështirë, nuk e kam zyrtarizuar, po do e bëj shumë shpejt. Vjen një moment që e ndjen që atë që kishe për të bërë e ka bërë. Besoj se po e lë në duar të sigurta dhe kjo më bën me krahë”, u shpreh Cana.

Më herët, Cana vlerësoi tifozët dhe stafin e Kombëtares për mbështetjen e treguar në finalet e “Euro 2016”. Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Cana shkruan se është krenar për Kombëtaren. “Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë!!! Kurrë më parë skam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtare dhe të luaj me këta djem !!! Flm për gjithçka… O sa mirë me qenë Shqiptar”, ka shkruar ai.