Të tjera

Denis Bajrami, nis karrierën muzikore në Gjermani

Vitin e kaluar Denis Bajrami ishte pjesë e garës së “Das Super Talent 2014” në Gjermani.  I ulur para pianos më këngën “Antother Love” të Tom Odell, djaloshi me origjinë nga Peja, pat ngritur në këmbë gjithë publikun në sallë. Edhe pse e kaloi pengesën e parë, ai nuk arriti të hyjë në finale.

Por ambiciet për vazhduar më muzikë nuk u shuan. 18 vjeçari i lindur në Gjermani sapo ka edituar këngën e parë “Restless in Love” një këngë e cila është dedikuar për tregun e huaj.

“Kënga është në gjuhën angleze. Fabula e këngës është rreth një lidhje dashurie mes dy të rinjve”, thotë Denisi për “albinfo.ch”.

Ai shprehet se është shumë i lumtur për këngën dhe klipin. “Kënga po pritet shumë mirë. Edhe gjatë realizimit si të këngës ashtu edhe klipit kemi pasur shumë momente të mira dhe argëtuese”,pohoi ai i cili shtoi se është duke punuar për përgatitjen e albumit.

Por, sa përcjell Denisi muzikën shqipe dhe a do të realizoj ndonjë këngë shqip në të ardhmen?, ai përgjigjet: “Dëgjoj edhe muzikë shqip, por meqë e zotëroj mirë gjuhën angleze, atëherë edhe ndjenjat e mia muzikore më vije të i shprehi më lehtë në gjuhen angleze”.

Denisi tregoi se momentalisht është i orientuar për tregun e huaj por në të ardhmen do të bëj edhe këngë shqipe teksa nuk dëshiron të përmend ndonjë emër të preferuar për duet.

Kënga e Denisit mund të blihet kudo në tregun gjerman si dhe mund të porositet edhe në Itunes dhe tregje të tjera muzikore në internet.