Lifestyle
Dua po shijon sukseset e para të këngës më të re, “IDGAF”
Pas pak më shumë se 24 orë që nga lansimi, “IDGAF” ka grumbulluar më shumë se 6 milionë klikime. Ajo arriti milionin e parë për vetëm gjashtë orë prej lansimit
Për vetëm një ditë që nga lansimi i këngës, Dua Lipa ka nisur të shijojë sukseset e saj.
Pas pak më shumë se 24 orë që nga lansimi, “IDGAF” ka grumbulluar më shumë se 6 milionë klikime. Ajo arriti milionin e parë për vetëm gjashtë orë prej lansimit, shkruan Albinfo.ch.
Sukseseve të para iu është gëzuar tej mase këngëtarja kosovare.
Ajo në postime në rrjete sociale ka shkruar se nuk mund ta besojë që kënga e saj ishte në vendin e parë të listës trend në YouTube. Aktualisht ajo është e pesta, që konsiderohet sukses i madh.
“IDGAF” është pjesë e albumit të parë të Dua Lipës. Kjo këngë u publikua me videoklip pas “New Rules”, që prej verës tani ka gati 900 milionë klikime. Mbetet të shihet nëse me këngën e re Dua Lipa do të shijojë vit edhe më të suksesshëm se vitin e shkuar.
Kënga më e re e Dua Lipës, “IDGAF” ka një videoklip të jashtëzakonshëm në të cilin njëkohësisht dhe vazhdimisht shihen dy versione të Dua Lipës.
Videoklipi i saj, që menjëherë u shndërrua në hit, për vetëm një ditë që nga lansimi është realizuar për kohë “rekord”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja që ka treguar se videkolipi u incizua për vetëm 22 orë, transmeton Albinfo.ch.
“Na mori 22 orë për të xhiruar… dhe me njerëzit dhe ekipin më të mirë, magjia ndodh. Kjo video është për anën e fortë dhe të dobët që luftojnë me njëra-tjetrën për të gjetur se dashuria në vetvete është ajo që ndihmon për të hequr negativitetin. Shpresoj se ju pëlqen siç ne jemi kënaqur duke e realizuar”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.
Regjisori i videoklipit është Henry Scholfield.
http://www.mtv.de/news/g9prhy/3b1500b2-562f-4c68-849a-a93bd0c9bf96
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën