Maqedonia

Dy afganë kapen në kamionin e shoferit nga Maqedonia, e paqartë nëse bëhet fjalë për trafikim

Një shofer automjeti papritur pa një dorë që doli nga karroceri i kamionit dhe thirri policinë, shkruan huffingtonpost.de.

“Unë isha rrugës në magjistralen A8 ku papritur pashë dorën te karroceri i kamionit!”, tha shoferi që lajmëroi policinë të shtunën pasdite në Rosenheim. Menjëherë në shërbim erdhi policia gjermane e cila i bëri një kontroll kamionit dhe ku gjeti dy refugjatë nga Afganistani., përcjell albinfo.ch

Por sesi dy djemtë afganë ishin futur në mbrapësen e kamionit dhe si i kishin kaluar dy kontrolle kufitare, akoma mbetet e paqartë. 54 vjeçari nga Maqedonia, që ishte edhe shoferi i kamionit, nuk njihej me pasagjerët e “paftuar”. Hetimet vijojnë.