Shqipëria

Edi Rama takohet me Donald Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shkruan albinfo.ch.

Ka qenë vetë kryeministri shqiptar, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku Donald Trump, si dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump, derisa kryeministri shqiptar është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Takimi është zhvilluar në Nju Jork të SHBA-së, ku kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti amerikan janë në mesin e liderëve botëror, që po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Detajet e takimit ende nuk janë bërë të ditura.