Lifestyle

Emma Watson mund të ishte ylli i La La Land

Aktorja e mirënjohur Ema Watson mund të ishte ylli i La La Land ashtu siç Ema Stone.

Emma Stone ka fituar shumë çmime në karrierën e saj, përfshirë edhe Oscarin për filmin La La Land.

Por, ishte një Emma tjetër, që mund të ishte personazhi kryesor në këtë film. Emma Watson, fillimisht ishte e përzgjedhura për të qenë pjesë e këtij filmi.

E pasi kishte deklaruar se ishte shumë e zënë me një tjetër film, regjisori i filmit Damien Chazelle, vendosi ta ndërrojë aktoren.

Watson kishte thënë se kishte pasur dëshirë të madhe të ishte pjesë e këtij filmi, por rrethanat nuk e kishin lejuar.