Autotech
Facebooku ndalon reklamat për kriptovaluta
Facebooku ka thënë se do të bllokojë çdo reklamë promovimi për produkte dhe shërbimet lidhur me kriptovalutat.
Kompania ka thënë se ishte e hapur për teknologjitë e reja, por ka shtuar se shumë kompani “shkelën” besimin duke nxitur skajshmërisht blerjen e valutave digjitale.
Së fundmi, një valë e re e valutave ka shpërthyer, duke nxitur rritje të valutave të shumta.
Rrjeti social ka kërkuar nga përdoruesit të raportojnë çdo reklamë që shkelë masat e sigurisë së kompanisë, transmeton Albinfo.ch.
Facebooku pranoi se nuk është në gjendje që vetë të ndalë çdo reklamë për kriptovaluta.
“Ne duam që njerëzit të vazhdojnë zbulimin dhe të mësojnë për produkte dhe shërbime të reja përmes reklamave të Facebookut pa gënjeshtra dhe mashtrime”, ka shkruar Rob Leathern, drejtor për produkte në Facebook Business. “Kjo pas që ka shumë kompani që reklamojnë opsione tjera që nuk operojnë me qëllim të mirë”.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën