Sport

Fitim Sadriji, futbollisti i parë shqiptar që luan për Zvicrën në futboll me rërë

Fitim Sadriji është bërë futbollisti i parë shqiptar që luan me Përfaqësuesen e Zvicrës në futboll në rërë

Futbollisti i FC Prishtinës së Bernit, Fitim Sadriji është bërë futbollisti i parë shqiptar që luan për Kombëtaren e Zvicrës të Futbollit në rërë, shkruan albinfo.ch.

Ishte vetë skuadra shqiptare që njoftoi në rrjetet sociale, se Sadriji është pjesë e Zvicrës.

Ndërkohë, Zvicra po merr pjesë në turneun “China Grand Prix 2017”, ku të shtunën ka mundur kampionët e botës, Brazilin me rezultat 10:3, ku pikërisht Sadriji ka bërë debutimin me Zvicrën.

Kështu, futbollisti shqiptar debutoi me Zvicrën, duke hyrë në histori si futbollisti i parë shqiptar, dhe duke vazhduar me Zvicrën, pasi kujtojmë që për ekipin e Zvicrës luajnë pesë futbollistë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.

Sot, Zvicra në kuadër të këtij turneu do të ndeshet me Perunë.