Gruaja
Gratë e suksesshme shqiptare në diasporë
Gratë shqiptare vazhdojnë të jenë shumë të suksesshme në diasporë. Ato rëndësi të madhe po i kushtojnë edhe shkollimit, derisa nuk mungojnë edhe sukseset në këtë lëmi, shkruan albinfo.ch.
Së fundi, Liridona Bytyqi ka kaluar me sukses të gjitha provimet e jurisprudencës, dhe nga Gjykata Kantonale e Lozanës i është dhënë titulli Avokat.
Ajo ishte shumë e lumtur me këtë sukses.
Gjithashtu edhe Shyhrete Rexhaj ka doktoruar në Institutin universitar të shkollimit dhe huumtimeve të shërimit, në Universitetin e Lozanës (IUFRS, Institut Universitaire de formation et de recherche en soins) .Teza e saj ka qenë “Zhvillimi dhe vërtetimi i `Ndërhyrjes së shkurtër të hershme për kujdestarët e njerëzve me çrregullime të rënda psikiatrike”. Çrregullimet e rënda psikiatrike kanë pasoja të dëmshme jo vetëm për pacientët, por edhe për të dashurit e tyre. Programet e ndryshme psikoedukative ndihmojnë në reduktimin e relapseve dhe përmirësimin e funksioneve psiko-sociale dhe familjare në skizofreninë dhe çrregullimet bipolare. Sh. Rexhaj aktualisht punon si profesoreshë në Shkencat e infiermerisë në shkollën e lartë në “La Source”, poashtu në Lozanë.
Sipas literaturës dhe Shyhrete Rexhajt, duket e domosdoshme jo vetëm që të ndërhyhet sa më shpejt që të jetë e mundur, por edhe të individualizohen ndërhyrjet sipas nevojave të të afermit, të lehtësohen qasja në mbështetje emocionale, të ofrohen ndërhyrje inovative që lejojnë pranimin e sëmundje, të përfshijë më shumë anëtarë të familjes në një rol të ndihmës bashkëmoshatare në ndërhyrjet që synojnë të afërmit, për të mbështetur integrimin e njohurive dhe aftësive, për të synuar informacionin dhe mbështetjen e tyre sipas nevojave të të afërmit, ritmin për të nxitur strategjitë pozitive të përballimit dhe për të siguruar një kornizë për ndërhyrje të bazuar në nevojat e familjes dhe pacientëve.
Këto suksese dëshmojnë se gratë shqiptare janë të suksesshme në diasporë dhe janë integruar plotësisht në shoqërinë ku jetojnë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën