CH-Ballkani

Haradinaj takon Ritën në Londër

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Londër njofton se takuar këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora, ku u shpreh se ajo përmes muzikës ka bërë më shumë nga të gjithë ne për Kosovën. “Faleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Haradinaj ka thënë se Rita Ora ngjyrave të flamurit të Kosovës i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. “Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi.

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, ka shkruar Haradinaj.