Shkurt.ch

Hoteli zviceran, në qiell të hapur

Atraksioni më i ri në Zvicër është hoteli konceptual që udhëhiqet nga Frank dhe Patrick Ryklin. Bëhet fjalë për një hotel “Null Stern”, i cili nuk ka mure ose çati dhe tualeti më i afërt është 16 kilometra larg.

Ajo që dallon nga hotelet e tjera është pamja e bukur, e cila ndodhet në 1,970 metra mbi nivelin e detit në Alpet zvicerane.

“Dhoma” përbëhet nga një krevat, tavolinë dhe dy llambat. Mysafirët kanë një shërbëtor që i pret në mëngjes me pije.
Një natë kushton 228 euro dhe mysafirët pranohen nga pranvera deri në vjeshtë. Për më tepër, rezervimet në hotel mund të anulohen, ngase të ftuarit flenë në qiell të hapur.