Lajme
Interesim i madh për të prodhuar energji nga dielli
Në Shqipëri janë rritur aplikimet për ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore.
Ministria e Energjisë në Shqipëri bën të ditur se kërkesa e parë është depozituar për një central në zonën e Topojës në Fier. Një investim privat me një fuqi të instaluar deri në 2 megavatë, pothuajse sa një hidrocentral i vogël.
Ekspertë të energjisë shprehen se deri tani janë bërë dy aplikime dhe po vazhdon një i tretë, në lidhje me investime në ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore.
Fuqia e tyre arrin deri në 2 megavatë, brenda pritshmërive të parashikuara.
MEI bën të ditur se energjia nga dielli po kthehet në një mundësi të levërdishme për qytetarët. Një çati me panele diellore mund të mbulojë një konsum mesatar mujor prej 500 kilovatësh. Prodhimi zgjat deri në 25 vjet dhe kostoja mbulohet brenda 8 vjetëve të para. Për investime të tilla nuk nevojitet licenca nga ERE, madje energjia e tepërt mund të hidhet në rrjetin e OSHEE-së, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore