Shqipëria

Klosi thotë se nuk do të tolerojnë më prodhuesit e plastikës

Riciklimi i plastikës, ligji për të cilin Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka kërkuar të jetë primar.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në takimet sqaruese që po mbanë me prodhuesit dhe ricikluesit e Plastikës ka qenë i prerë për ta duke thënë se nuk do ketë më tolerime duke kërkuar që zbatimi i ligjit të duhet të jetë primar.

Shqipëria po bënë përgatitje që të largojë nga përdorimi qeset plastike.

“Biznesit ju la disa muaj kohë në dispozicion për adaptimin e teknologjive, për të ndaluar prodhimin e qeseve të holla, një përdorimshme që do më shumë se 300 vjet të vetë shkatërrohet”, ka thënë ai duke shtuar se bashkëpunimi i  të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrollove nga ana e inspektorateve në zona të caktuara është i domosdoshëm.