Fun

Kompania zvicerane paralajmëron dron për selfi

Kompania zvicerane "Robotics Perspektiva" pa dyshim do të gëzojë tifozët e fotografive selfi.

Kompania me seli në Cyrih është duke planifikuar për të nisur një projekt që do të bëjë një revolucion me auto potrete “selfi”. Bëhet fjalë për një dron me kamera FotoKite Phi, njofton albinfo.ch.

Dallimi kryesor i këtij produkti në krahasim me pajisjet ekzistuese në treg është në përdorimin e tij. Nuk ka teledirigjues apo navigim me smartphon, por droni rri i lidhur me rrip në shtrirje, me një gjatësi prej tetë metrash.

FotoKite peshon vetëm 300 gramë dhe është i lëvizshëm.

Tani për tani, pajisja është ende në fazën e projektit dhe droni selfie tashmë mori leje për përdorim në vende publike në Zvicër dhe Francë dhe pritet se do të përdoret edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.​