Autotech

Koncepti BMW X7 shpaloset para debutimit

Pritet që BMW të sjellë edhe versionin hibrid në konceptin X7 me motor të kombinuar benzinë me elektrikë

Pas shumë fotografive spiune, BMW ka dhënë pamjen e parë të rivalit të Range Roverit duke shpalosur konceptin X7.

Modeli që do të vijë në vitin 2018 dhe që do të prezantohet në “Frankfurt Motor Show”, përshkruhet si “koncept i ri për segmentin e luksozëve”.

Koncepti ka kabinë të madhe me tre rreshta nga dy ulëse, me rreshtin e dytë që mund të lëvizë anash për të mundësuar pamje më të mirë për gjithë pasagjerët, përcjell Albinfo.

Pritet që BMW të sjellë edhe versionin hibrid në konceptin X7 me motor të kombinuar benzinë me elektrikë. Po ashtu mund të ofrohet edhe një linjë tërësisht elektrike.

Çmimi pritet të jetë rreth 80 mijë euro.