CH-Ballkani

Kroacia balancohet pas pesë vitesh në zgrip të Europës

Vendi i vogël në mes të Europës kërkon që së shpejti të jetë pjesë e zonën Shengen dhe eurozonës, shkruan "Der Standard".

Momentalisht kroatët janë të fokusuar te botërori dhe thuajse askush nuk flet për pesëvjetorin e futjes së saj në BE.

“Kroatët asnjëherë nuk ishin entuziastë për anëtarësimin në BE. Ata nuk kanë pritur shumë, pra ata nuk janë të zhgënjyer,” thotë politologu Dejan Jović, nga Universiteti i Zagrebit.

Anëtarësimi i Zagrebit në BE kishte rëndësi psikologjike për t’u distancuar nga vendet jugore postjugosllave dhe për t’i dhënë fund tranzicionit. Si në të gjitha vendet tjera të Europës qendrore dhe lindore, edhe në Kroaci, BE e kishte vështirë të kryejë presione për reforma më pas. Kjo solli reagim të kundërt – forcat konservatore, nacionaliste dhe jo-liberale që ekzsitonin përpara anëtarësimit u bënë më të fuqishme pas saj – veçanërisht në sektorin civil, përcjell albinfo.ch.

Ndaj minoritetit serb situata u përkeqësua, numri i iniciativave për fuqizimin e familjes konservatore u rritën. Këto u mbështetën nga kisha katolike kroate, që në krahasim me kishat tjera në vendet europiane (përveç Polonisë) qëndron shumë djathtas. Këtu mungon kuptimi i sekularizmit, ashtu si në Bosnjë dhe Serbi.

Kundër shteteve fqinje për interesa parciale

Kryeministri liberal Andrej Plenković është kritikuar dhe pyetur për çështje politiko-shoqërore – së fundi gjatë marrëveshjes së Stambollit që flistë kundër dhunës ndaj grave. Së fundi ishte referendumi “Populli vendos”, që do mbahet në vjeshtë, për të dobësuar të drejtat e minoriteteve.

“Nëse referendumi do kalonte, atëherë kjo do thoshte, që ka një kthesë të hapur drejt të djathtës, por ne jemi akoma si kërcyesit e baletit, që kërkojmë të balancohemi në zgrip të kësaj stuhie,” thotë politologu tjetër Zharko Puhovski.

Në Kroaci nuk pritet që së shpejti të kor sukses një parti e ekstremit të djathtë si FPÖ ose AfD në Austri dhe Gjermani gjegjësisht, megjithatë partia e djathtë HDZ është gjithashtu tepër konservatore.

Si shembull, media austriake “Der Standard” përmend votat kundër të kroatëve në BE në lidhje me Bosnjën, për shkak të “interesave parciale të hercogovinasve” e banuar kryesisht nga kroatët. Një iniciative për veto kishte edhe ndaj hapjes së bisedimeve me Serbinë, por kjo nuk pati sukses.

Cirku i BE

Kroacia së shpejti do jetë pjesë e zonës Shengen dhe eurozonës. Edhe për vendet tjera të BE – kjo do ishte një përparësi, pasi turistët nuk duhet të presin orë të gjata në kufi, kurse Zagrebi do vlente si mbrojtësja e kufijve të jashtëm të BE.

Presione, konteste kufitare Zagrebi ka me Slloveninë, ku kjo e fundit mund të përdorte veton për të shtyrë anëtarësimet. Kroacia nuk respekton marrëveshjen e kufirit me Slloveninë, të vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

“Presioni mbi Kroacinë dhe Slloveninë, për të gjetur marrëveshje, është rritur më shumë, sepse bile Maqedonia dhe Greqia kane gjetur kompromisin,” mendon Jović.

Por në fund media austriake kujton se “konkurrenca fqinjësore” fsheh edhe “respektin”. 64 përqind e kroatëve në përballjen mes Brazilit dhe Serbisë ishin për këtë të fundit. Jo më kot edhe shumë sllovenë zgjedhin me kënaqësi vendin kroat për pushime.