Shqipëria
Nga Shqipëria në Zvicër, për të parë prodhimin e djathit nga të hendikepuarit
Nga kjo vizitë e frytshme ndërmarrësit shqiptarë marrin këshilla të vlefshme se si mund të punësohen njerëzit e hendikepuar në një biznes të tillë
Punëtoria për prodhimin e djathrave në Bachtel, Hinwil në Kantonin e Cyrihut ka pasur ditë më parë si mysafirë një grup ndërmarrësish nga Shqipëria. Pasi kishin vizituar gjatë tri ditëve të mëparshme disa kompani tjera, ata në Bachtel dëshironin të dinin më shumë lidhur me integrimin në ndërmarrje, të njerëzve të hendikepuar, raporton srf.
Udhëheqësi i qumështores, Vital Brodbeck u ka sqaruar atyre se punëtoritë e vogla të djathit në Zvicër janë në një gjendje të rëndë, transmeton albinfo.ch. Por ai nga halli ka nxjerrë një rezultat të mirë, duke lansuar bashkë me një institucion tjetër, një projekt interesant.
“Në njërën nga banesat e djathtores jetoj unë me familjen. Dhe në banesën tjetër jetojnë njerëz të hendikepuar. Ata ne po i integrojmë në punën e firmës sonë”, tregon ai.
Punëtorët këtu prodhojnë kos, gjizë, gjalp dhe djath nga qumështi i prodhuar sipas kritereve të ashpra biodinamike. Vizita përmbyllet në të ashtuquajturën “gropë të arit”. Në këtë vend bëhet depozitimi i djathit.
Nga kjo vizitë e frytshme ndërmarrësit shqiptarë, krahas këshillave të vlefshme se si mund të punësohen njerëzit e hendikepuar në një biznes të tillë, me vete marrin edhe djath nga kjo qumështore.
(Fotot: SRF)
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën