Shkurt.ch
Pasagjeri problematik detyron aeroplanin zviceran të aterrojë në Kanada
Fluturakja është nisur sërish në itinerarin e saj të rregullt , por me një orë vonesë. Në Cyrih pritet të arrijë rreth orës 13
Një aeroplan i Kompanisë Ajrore të Zvicrës “Swiss” që po fluturonte nga Nju Jorku për në Cyrih, ka aterruar në mënyrë dhe vend të paplanifikuar, në aeeoportin “Gander”, në Neufundland të Kanadasë. Për të bërë këtë ndalesë, fluturakja është detyruar nga një pasagjer problematik, shkruan “20 minuten” rreth rastit të cilin e ka konfirmuar kompania “Swiss”.
Shkaktar i këtij aterrimi ka qenë një pasagjer i cili ka treguar sjellje “jokooperative”, transmeton albinfo.ch. Një video që portalit i ka dërguar një “reporter-lexues” tregon se si personi në fjalë arrestohet në Aeroportin “Gander” ngs policia kanadeze dhe nxirret nga aeroplani.
Fluturakja është nisur sërish në itinerarin e saj të rregullt , por me një orë vonesë. Në Cyrih pritet të arrijë rreth orës 13.
http://www.20min.ch/schweiz/news/story/Swiss-Flieger-muss-in-Kanada-zwischenlanden-21559883
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën