LIFESTYLE

“Rampage” prin në arkat filmike

ilmi i zhanrit aksion, në të cilin aktron edhe Dwayne Johnson, raportohet se ka përfituar  36 milionë dollarë në debutimin e vet në fundjavë

Filmi i zhanrit aksion “Rampage” ashtu siç pritej u ka prijë arkave filmike të kësaj fundjave në SHBA… Filmi i zhanrit aksion, në të cilin aktron edhe Dwayne Johnson, raportohet se ka përfituar  36 milionë dollarë në debutimin e vet në fundjavë.

Në vendin e dytë, renditet filmi i zhanrit horror “A Quiet Place”.  Plot 28 milionë dollarë i ka arkëtuar ky film, që javën e shkuar ishte lider i listës për nga shikueshmëria.

“Ready Player One”, me regji të Steven Spielbergut, është i treti për nga numri i biletave të shitura. 14 milionë dollarë i janë shtuar arkës së këtij filmi, e që në total e çon në 397 milionë dollarë shifrën e përfitimeve.

Lista prej 5 filmave më të ndjekur mbyllet me “Blockers”, film i cili, nga shitja e biletave,  përfitoi  12 milionë dollarë në fundjavë.

https://www.youtube.com/watch?v=coOKvrsmQiI