Fun

Rekorde që lidhen me dashurinë

Me afrimin e Ditës të të Dashuruarve, faqja zyrtare e Librit të Rekordeve “Guinness” ka përzgjedhur disa rekorde që lidhen me të.

  1. Puthja më e gjatë nën ujë

Çifti italian Michele Fucarino dhe Elisa Lazzarini ishin puthur për 3 minuta e 24 sekonda nën ujë në Romë më 2010 për rekordin botëror, transmeton Albinfo.ch.

  1. Çifti më i shkurtër i martuar

Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino nga Brazili përbëjnë çiftin më të shkurtër të martuar. Ata së bashku janë të gjatë 181.41 centimetra. Dyshja u martua më 17 shtator të 2016-s.

  1. Më së shumti çifte që puthen në të njëjtën kohë

Më 2014 në Sao Paulo të Brazilit 13577 çifte ishin puthur në të njëjtën kohë.

  1. Më së shumti çifte të përqafuara përnjëherësh

5730 çifte – 11460 njerëz – përqafën njëri-tjetrin gjatë një ceremonie të organizuar në Bergamo të Italisë më 2016.