Shkurt.ch
Rritet numri i të rinjve dhe femrave që i bashkohen xhihadit
Numri i atyre që marrin rrugën nga Zvicra për t`iu bashkuar xhihadit, kryesisht në Siri, po vjen duke u rritur. Por ajo që shqetëson edhe më shumë është se po vjen duke u shtuar numri i të rinjve dhe femrave që orientohen nga “lufta e shenjtë” që proklamon varianti ekstremist i islamit.
Kjo tenencë është tipike edhe për shtetet tjera të Evropës Perëndimore kohëve të fundit, njofton srf.ch. Një zhvillim i tillë konstatohet në një raport të ri të publikuar sot nga Shërbimi Informativ Federal i Zvicrës (NDB).
Nisur nga kjo, Këshilli Federal po planifikon të shqyrtimin e masave për parandalimin e udhëtimit të xhihadistëve të dyshuar nga Zvicra. Ndalimi i udhëtimit do të ishte njëra ndër masat. Ndërsa për identifikimin me kohë të xhihadistëve, është përmirësuar niveli i kualifikimit të policëve.
Autoritetet zvicerane aktualisht janë duke i trajtuar rreth 70 raste konkrete të personave që kanë udhëtuar nga Zvicra me motive terroriste. Në mbi 20 raste prokuroria federale ka iniciuar procedurë penale. Gjatë kësaj vjeshte ajo ka sjellë para gjyqit disa nga rastet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën