Sport

Talenti shqiptar testohet në FC Winterthur

Art Abazi nga Kosova do të testohet në FC Winterthur U-18, ku do të dëshmohet t’i bindë drejtuesit e kësaj skuadre

 

Një tjetër futbollist shqiptar mund të luajë në Zvicër në të ardhmen. Ky është talenti shqiptar, Art Abazi, i cili do të testohet në FC Winterthur U-18, shkruan albinfo.ch.

 

Lajmin e ka dhënë Pajazit Sopi, themeluesi i “Swiss Sssociation for footballtalents www.fussballtalent.ch” që është themeluar në vitin 2012.

 

Fussballtalent.ch është organizata e parë shqiptaro-zvicerane në diasporë e cila promovon talentet ne sportin e futbollit.

 

“Art Abazi është Mushtishti i Suharekës. Ai filloi karrierën në KF Ballkani deri në moshën 14 vjeçare, kur kaloi te Liria. Që nga mosha 15 vjeçare ai luan në ekipin e parë të Superligës së Kosovës. Në vitin 2016, Art Abazi ka marr pjesë në Kombëtaren e Kosovës U-17.

 

Arti do ta vazhdojë ëndrrën e tij më 12 qershor FC Winterthur U18. Ai do të matet me talentet e FC Winterthur dhe shpresojmë se do te mbetet aty”, ka thënë Sopi për Albinfo.ch.

 

“Trajneri i ekipit U-18 te FC Winterthur, Romano Umberto dhe drejtori teknik i FC Winterthur, Philipp Dux janë shumë të inkurajuar për performancen e deritanishme të Artit. Arti në javën e parë do të ushtron me ekipin dhe menjëherë të dielën më 18 qershor do të paraqitet në lojën e planifikuar FC Winterthur kundër FC St. Gallen U18. Po ashtu me datë 21 qershor kundër BSC Young Boys U18 Bern dhe me datë 25 qershor kundër FC Servette U18 Genf”, ka theksuar tutje Sopi.