Uncategorized

Të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tre mujorin e fundit të vitit 2016 ishte 436.6 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë te parë Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM4 2016), njofton albinfo.ch.

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tre mujorin e fundit të vitit 2016 ishte 436.6 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Në TM4 2016, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 596.4 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (23%), kontributet sociale dhe përfitimet (19%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, njofton ASK-ja.