Të tjera

Të rinjtë në Tiranë hynë në Librin e Rekordeve Guinness

Të rinjtë shqiptarë të ulur në formën e shkronjave ‘Albania’ kanë performuar në sinkron fenomenin e njohur në botë, “Cup Song” duke përplasur në tokë kupat plastike dhe duke thyer rekordin botëror Guinness

Ashtu siç ishte paralajmëruar në një organizim madhështor të rinjtë shqiptarë kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness.

2017 të rinj nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, të ulur në formën e shkronjave ‘Albania’ kanë performuar në sinkron fenomenin e njohur në botë, “Cup Song” duke përplasur në tokë kupat plastike dhe duke thyer rekordin botëror Guinbess, raporton albinfo.ch.

Të pranishëm kanë qenë edhe anëtarët e jurisë së Librit të Rekordeve Guinness, duke konfirmuar thyerjen e rekordit. Rekordi i mëparshëm ishte nga 349 persona.