Gjuha
Thirrje për shpëtimin e shkollës shqipe në Gjenevë
Në një thirrje që bën LAPSH i Gjenevës, u kujtohet prindërve, shoqatave shqiptare dhe të gjithë të tjerëve gjendja jo e mirë e shkollës shqipe në këtë qytet dhe kanton. Lidhur me këtë, kryesia e LAPSH-së për Gjenevë u drejtohet me një “thirrje për tubim urgjent me datën 26 janar 2018”, të gjithë atyre që munden të ndihmojnë.
Të nderuar prindër,
Të nderuar përfaqësues të shoqatave shqiptare në Gjenevë,
Të nderuar anëtarë dhe miq,
Të nderuar bashkatdhetarë
Me datën 26 janar 2018, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) – Këshilli kantonal i Gjenevës, organizon një tubim urgjent me të gjithë bashkatdhetarët të interesuar për ekzistimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët tanë në Gjenevë.
Kemi nevojë t’ju njoftojmë me situatën momentale, të bisedojmë dhe kërkojmë zgjidhje, sepse vetëm të bashkuar dhe duke ndihmuar njëri tjetrin mund ta gjejmë këtë zgjidhje. Më së shkurti :
KEMI NEVOJË PËR NDIHMËN E TË GJITHËVE !
Takimi do të mbahet në: Centre de Quartier de Balexert, Avenue du Crozet 31, 1219 Châtelaine nga ora 19h00.
Në emër të Kryesisë së LASPH-së për Gjenevë:
Gëzim Ilazi,
Kryetar
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i Gjuhës Shqipe, në shkollën Ostermundigen Bern Pas pushimit të pranverës, Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern ka rinisur mësimin plotësues të Gjuhes Shqipe, transmeton...
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën