Shkurt.ch

Trajtim më i mirë financiar për dhuruesit e organeve për transplantim

Me ligjin e rishikuar, mbulimi i kostos pë këtë shërbim do të rregullohet në mënyrë më precize në mes të siguruesit (arkës së sigurimit shëndetësor) dhe shtetit

Personat që në të gjallë të tyre në Zvicër, bëjnë dhurimin e nje organi, në të ardhmen shteti do t`i sigurojë më mirë nga ana financiare. Këtë vendim e ka marrë Këshilli Federal i Zvicrës dhe ka vendosur që Ligji i Rishikuar për Transplantimin të hyjë në fuqi me këtë ndryshim më 15 nëntor të këtij viti, njofton sda.ch.

Brenda një viti në Zvicër organet e tyre i dhurojnë 100 deri 125 persona të gjallë ndërsa rreth 200 të tjerë dhurojnë qelizat e gjakut nga palca e kockave, transemton albinfo.ch. Për këta persona nevojitet që me vite të tëra të sigurohet një përkujdesje shëndetësore  gjatë natës, gjë që praktikohet sipas ligjit ende në fuqi.

Por, me ligjin e rishikuar, mbulimi i kostos pë këtë shërbim do të rregullohet në mënyrë më precize në mes të siguruesit (arkës së sigurimit shëndetësor) dhe shtetit.

Parlamenti i Zvicrës ka miratuar ndryshimin e Ligjit mbi Transplantimin, në verën e vitit 2015.