Fun
Tualetet “alla-turka” po ‘çmendin’ Gjermaninë
Një qendër kulturore në Këln instalon “tualete që respektojnë kulturat e tjera”. Fjala është për tualetet alla-turka që përdorin kryesisht myslimanët. Reagimet ndaj kësaj ideje janë të forta, edhe nga bota myslimane
Të huajt në Gjermani nuk e kanë aspak lehtë të integrohen. Ata duhet të dinë gjuhën gjermane, të gjejnë punë dhe të mësohen në sistemin gjerman. Por, edhe atmosfera kundrejt refugjatëve ka ndryshuar, raporton ‘DW’.
Aktet terroriste dhe përvoja, se integrimi nuk po ecën si duhet, e kanë zbehur optimizmin e tyre. Në këtë situatë Qendra Kulturore “Alte Feuerwache e.V.” në Këln ndez një debat. Drejtuesit kanë vendosur të ndërtojnë “tualete publikë që respektojnë kulturat e tjera”, sidomos për myslimanët. Bëhet fjalë për tualetet alla-turka pa ulëse, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim ndez edhe më shumë debatin për integrimin në Gjermani. Ende nuk kishte raportuar mirë gazeta lokale “Kölner Stadtanzeiger” për banjot, kur filloi në internet një debat i madh. Shumë lexues reaguan me refuzim të hapur ose tallje.
Tualete të tilla evropianët i njohin nga Franca. “Një tualet i tillë i përgjigjet asaj që është tipike në vendet myslimane”, thotë Konrad Müller nga bordi i qendrës kulturore. “Me këtë ne duam t’u japim këtyre njerëzve idenë se këtu janë në shtëpinë e tyre”. Për larje drejtuesit nuk planifikojnë letren higjienike, por një zorrë uji. Nga ana tjetër vrima e tualetit nuk tregon nga jugu. “Të kryesh nevojat e mëdha me drejtim nga Meka kjo nuk shkon”,
Kjo temë u kap menjëherë nga politika. “Kjo më le pa frymë”, thotë Uli Breite nga dega e liberalëve, FDP në Këln. “Ne liberalët mbështesim iluminizmin dhe përparimin. Ky tualet është kthim mbrapa. Integrimi mbështetet tek fakti që njerëzit që vijnë këtu tek ne përshtaten dhe jo e kundërta”.
Drejtuesit e qendrës kulturore e kanë mbrojtur vendimin e marrë. “Nuk ka asgjë të gabuar dhe nuk ka të bëjë aspak me mirësinë e tepruar, sepse organizata jonë ka mision dijen ndërkulturore. Edhe këtu popullsia lokale mund të mësojë diçka nga kultura të tjera”, thuhet nga kjo qendër.
Në botën arabe reagimet janë të ndryshme. “Myslimanët në shtetet e Gjirit Persik” përdorin madje tualete allaturka të lara në flori”, shkruan Bilal Arbouch në faqen e “Facebook”. Me shkelje syri ai shton se edhe për këtë duhet që Gjermania të tregojë kujdes.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën