Lifestyle

Unikkatil: “Më 28 prill, do ta ngjyrosim Zvicrën Kuq e Zi”

Deshta vetëm me e konfirmua se me datën 28 prill kemi me ardh dhe do ta ngjyrosim krejt Zvicrën kuq e zi”, ka shkruar Viktor Palokaj "Unikkatili"

Reperi më i dashur shqiptar, Viktor Palokaj i njohur si Rebel a.k.a Unikkatil, ka paralajmëruar koncertin e tij të madh në Zvicër.

Sipas njoftimit, reperi shqiptar që jeton në SHBA, koncertin do ta mbajë më datën 28 prill 2018 në Cyrih.

Organizator i këtij koncerti është menaxheri dhe pronari i diskotekës “Avalon Club”, Jeton Lasku.

Ai ka bërë të ditur se ky do të jetë koncerti i shumëpritur për shqiptarët. “Do të jetë eventi i vitit”, ka shkruar ai, teksa ka shtuar. “Përjetoni Unikkatilin live në një koncert i cili do të mbahet në Cyrih, saktësisht në Samsung Hall, Hoffnigstrasse, 8600 Dübendorf”, transmeton “albinfo.ch”.

Ardhjen në Zvicër tashmë me anë të një videoje e ka konfirmuar edhe vet rep këngëtari, Viktor Palokaj. “Deshta vetëm me e konfirmua se me datën 28 prill kemi me ardh dhe do ta ngjyrosim krejt Zvicrën kuq e zi”, ka thënë Rebeli.

Ndryshe, Unikkatil është i vetmi reper shqiptar i cili ka arritur që të mbushë stadiumin e Prishtinës në një koncert të realizuar vite më parë.

Në Zvicër, deri me tash Rebeli ka mbajtur edhe dy koncerte.

 

Në këtë koncert pritet të marrin pjesë edhe reper të tjerë nga labeli The Bloody Alboz, ndërsa do të promovohen edhe këngët e reja të Unikkatil, veçanërisht hiti i fundit “Një milion rrugë”.