Turizëm

Vetëm një aeroport është më i dashur sesa ai i Cyrihut

Nga një rangim ndërkombëtar aeroporti i Cyrihut është vendosur në vendin e dytë. Në rangim janë marrë parasysh 50'000 vlerësime nga pasagjerët, shkruan 20min.ch.

Aeroporti më i dashur është Singapore Changi, në vendin e dytë ndodhet aeroporti i Cyrihut, në vendin e tretë ndodhet aeroporti Ataturk i Stambollit, përcjell albinfo.ch. I vetmi aeroport që është ngritur në vlerësim nga më të preferuarit është ai i Cyrihut.

Sa u takon aeroporteve më të nënvlerësuar i pari është ai i Mohamed V në Casablanca, ndjekur nga Ciampino Airport në Romë dhe aeroporti i Tegel në Berlin.

Përveç efikasitetit të kontrolleve ndaj pasagjerëve, në rangim theks të veçantë i është vendosur edhe higjienës dhe pastërtisë, si dhe oferta në restorante dhe mundësive të blerjes.

Në Top 10, përveç aeroporteve të lartëpërmendura përfshihen edhe: Copenhagen International, Franz Joseph Airport Munchen, Frankfurt Airport, Düsseldorf International Airport, Adolfo Suárez Madrid Airport,Fiumicino Airport – Romë, Heathrow Airport, London.

Aeroporti në Kopenhagë