Lajme

Vetëvendosje e fton mërgatën në votimet për zgjedhjet lokale

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se nga 400 mijë mërgimtarë, në zgjedhjet e 11 qershorit kanë votuar vetëm 4 mijë sish

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se nga 400 mijë mërgimtarë, në zgjedhjet e 11 qershorit kanë votuar vetëm 4 mijë sish

 

Lëvizja Vetëvendosje ishte ndarë shumë e kënaqur që në zgjedhjet e fundit, diaspora shqiptare e kishin votuar si parti të parë, megjithatë ka apeluar që të shfrytëzohen dy mënyrat e mundshme të votimit të mërgimtarëve në zgjedhjet lokale, njofton “Klan Kosova”.

 

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se nga 400 mijë mërgimtarë, në zgjedhjet e 11 qershorit kanë votuar vetëm 4 mijë sish.

 

Sipas tyre, kjo po bëhet me qëllim nga pushteti i cili këtë votë nuk mundet as ta blejë, por as ta manipulojë.