Maqedonia

Zaev: Referendumi do të mbahet në shtator ose tetor, pastaj vijnë ndryshimet kushtetuese

Zaev theksoi se referendumi do të ketë karakter obligativ, do të pranohet nga të gjithë, madje ene nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov. Siç tha Zaev, të gjitha obligimet që janë planifikuar janë parashikuar të përfundojnë deri më 15 janar.

Referendumi në Maqedoni do të mbahet me 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor, kështu tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistë për televizionin grek ERT, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se referendumi do të ketë karakter obligativ, do të pranohet nga të gjithë, madje ene nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov. Siç tha Zaev, të gjitha obligimet që janë planifikuar janë parashikuar të përfundojnë deri më 15 janar.

“Me referendumin e suksesshëm unë jam i bindur se të gjithë në Kuvend do ta dëgjojnë popullin çfarë ka votuar në referendum. Atë sot e marrim si porosi, madje edhe nga presidenti Ivanov se nëse referendumi del i suksesshëm, gjithsesi se ai do të mbështesë edhe marrëveshjen me Greqinë dhe atë që vjen pas asaj, gjithashtu edhe opozita”, tha Zaev duke theksuar se pas referendumit vijnë ndryshimet kushtetuese, pasi që pritet që Kuvendi i Greqisë ta ratifikojë marrëveshjen.