Bota

​Aeroplani ateron në rrugë të ngarkuar (Pamje)

Piloti bëri një ulje emergjente për shkak të problemeve me karburantin

Një oficer policie në Uashington pati një ditë aspak të zakonshme.

Ai iu vu pas një aeroplani të vogël i cili ateroi në një rrugë të ngarkuar.

Aeroplani, pasi ateroi, filloi të respektonte shenjat e komunikacionit duke u ndalur në semafor.

Në këtë moment, oficeri i policisë i kërkoi sqarime pilotit, përcjellë albinfo.ch

Siç u kuptua, piloti bëri një ulje emergjente për shkak të problemeve me karburantin.

Policia tha se asnjë person nuk është lënduar.