Lajme
BE ndan 4.2 miliardë euro për kompensime nga ndikimi i Brexit
Komisioni Evropian paraqiti një propozim mbi alokimin e ndihmës financiare për shtetet anëtare nga fondi i BE-së për zbutjen e ndikimit nga Brexit.
Nga 4.2 miliardë euro në fondet totale që pritet të paguhen në vitin 2021, Sllovenia do të marrë 3.2 milionë euro, raporton agjencia e lajmeve sllovene STA, përcjell Albinfo.ch.
Fondet do të shpërndahen në bazë të pasojave të pritura të Brexit në ekonomitë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i kësaj mbështetje financiare është të ndihmojë vendet e goditura më rëndë dhe sektorët ekonomikë, kompanitë dhe qeveritë lokale për të kapërcyer pasojat ekonomike dhe sociale të daljes së Britanisë së Madhe nga BE.
Shuma e parashikuar për Slloveninë është më e vogla në bllokun me 27 anëtarë, sipas një tabele të botuar këtë javë nga komisionarja evropiane për Kohezion Eliza Ferreira, sipas STA.
Më së shumti do t’i ndahet Irlandës, mbi një miliard euro, pasuar nga Holanda (757 milionë euro), Gjermania (455 milionë) dhe Franca (420 milionë euro).
Propozimi i Komisionit duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër