Lajme
Erdogan kërcënon SHBA-në
Erdogan ka kërcënuar SHBA-në me mbylljen e bazave të saja ushtarake në Turqi. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka konfirmuar sot se vendi i tij mund të mbyllë bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së nëse kjo e fundit vendos sanksione kundër Ankarasë zyrtare.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka konfirmuar sot se vendi i tij mund të mbyllë bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së nëse kjo e fundit vendos sanksione kundër Ankarasë zyrtare.
“Varet nga ne që të marrim vendimin për mbylljen e bazës së Ingirlik për Shtetet e Bashkuara. Nëse është e nevojshme, ne do të mbyllim të dyja bazat në Ingirlik dhe Kurezik, “tha Erdogan për televizionin A haber.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme për të dy palët që SHBA të mos ndërmarrë hapa që më pas do të ishte e pamundur të korrigjoheshin.
“Sigurisht, Turqia do t’i përgjigjet çdo sanksioni amerikan,” tha Erdogan.
Elementet e sistemit evropian të mbrojtjes raketore janë instaluar në bazën e Kurezik.
Edhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu njoftoi gjithashtu se Ankaraja mund të kërkojë nga SHBA që të tërhiqnin trupat e saj nga bazat e forcave ajrore, nëse Uashingtoni vendos sanksione për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse S-400, transmeton KosovaPress, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër